VENDIMI I KOMISIONIT TË GARAVE

Fotot: FCPrishtina/ fb/ Sh. Ahmeti
Dëmtimi i fushës nga flakadanët, Prishtina në disiplinore
24 April, 2025 @15:52
Finalistja e fundit e këtij stinori në Kupë të Kosovës, Prishtina, është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së.
Sipas raportit të lëshuar pak më parë, klubi kryeqytetas për shkak të sjelljes dhe hedhjes së flakadanëve të tifozëve të tyre ka marrë këtë inicim nga KG.
Inicimi ndaj Prishtinës:
“Ndaj FC “Prishtina“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes; Tifozët vendas “Plisat“ kanë hedhur mjete piroteknike (plasëse), në min 32,37, 38, 40, 51 prapa portës janë hedhur afërisht rreth 30 mjete të tilla dhe dy flakadanë janë hedhur në fushë në zonën e 5 metërshit me ç’ rast është dëmtuar fusha. Sipas raportit , xhirimit televiziv dhe fotove të siguruara nga delegati i ndeshjes Prishtina - Drita.” — shkruan në njoftimin e lëshuar pak më parë nga FFK.
Prishtina mposhti rivalin e madh të saj, Drita, në gjysmëfinale, duke qenë më e mirë se gjilanasit për dy ndeshjet dhe për të siguruar finalen e Kupës.
Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Shih edhe: RRUGA DREJT FINALES◼