NGA FEDERATA
Dënohen referët e finales së femrave
5 May, 2016 @13:47
Dyshja e referëve Fisnik Ramadani dhe Artan Gashi, që ndanë drejtësinë në përballjen e ndeshjes së dytë finale të Ligës së Femrave ndërmjet Prishtinës dhe Penzës mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dënuar me nga dy ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit, ka bërë të ditur Informatori Nr. 25 i lëshuar sot nga FBK-ja.
“Për shkak të gjykimit jo të mirë të ndeshjes konform nenit 54.9 të PG, Fisnik Ramdani dhe Artan Gashi dënohen me 2 ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit,” ka shkruar Vendimi i Komesarit të Garave.
Prishtina e fitoi këtë ndeshje me rezultat 72-61, ndërsa seria finale u barazua në 1-1. Përballja vendimtare zhvillohet të shtunën mbrëma në Pejë.
Penza, në një postim të saj në Facebook ka lëshuar prononcim zyrtar ku ka shprehur pakënaqësinë me referimin, menjëherë pas ndeshjes.
Gjyqtarë në këtë ndeshje kanë qenë: Faton Kurshumlija, Fisnik Ramadani dhe Artan Gashi. Ndërsa vëzhgues Nexhdet Hoxha.