25 TRESHE
Cleveland me rekord deklason Atlantën
5 May, 2016 @10:26
Në palestrën Quicken Loans Arena dje u shënua rekord i tresheve të shënuara.
Skuadra e Clevelandit ishte e pandalshme nga distanca 7.24 metra, ku arriti të shënojë 25 herë në mënyrë ekipore, që është shifra më e madhe në histori të NBA-së.
E Cavs ndeshjen e fitoi me rezultat 123-98, ku lojtari më i mirë tek vendasit ishte LeBron James me 27 pikë të shënuara, ndërsa në anën tjetër, më së shumti u mundua Paul Millsap me 16 pikë e 11 kërcime.
Kjo ishte fitorja e dytë e Clevelandit në seri, kurse tani përballja do të bartet në Atlanta, ku ndeshja e tretë do të luhet më 6 maj.