BARAZOHET SERIA
Prishtina e barazon serinë ndaj Penzës
5 May, 2016 @10:38
Skuadra e Prishtinës nuk është dorëzuar në ndeshjen e dytë të serisë finale të luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve mbrëmë.
Bardhekaltrat mposhtën Penzën me rezultat 71-62, derisa e barazuan serinë në 1-1.
Ndeshja vendimtare për titull, do të luhet në Karagaç të Pejës në fundjavë.
Prishtina është kampione aktuale e ligës, derisa Penza është fituese e Kupës së Kosovës.
Penza ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë të klasifikimit dhe për këtë arsye ka epërsinë e terrenit vendas në serinë finale.
Në gjysmëfinale, Penza kishte eliminuar Bashkimin, ndërsa Prishtina Trepçën.