6 GABIME PERSONALE
Dënohet gjyqtari Zeka
26 November, 2013 @11:43
Gjyqtari i njohur kosovar i basketbollit, Hajredin Zeka, nuk do të jetë në listën e referëve për xhiron e radhës të Superligës në basketboll, pas një gabimi të evidentuar nga Komisari i Garave, Bajrush Ademi.
Në fakt, basketbollisti i Bashkimit, Albatrit Berisha është ndëshkuar me gabimin e gjashtë personal në ndeshje, e banka e Bashkimit nuk kishte marrë gabimin teknik që i takon sipas rregullave.
Përveç Zekës, edhe vëzhguesit të ndeshjes Tafil Hoxha si dhe procesmbajtëses Zërina Shatri u janë shqiptuar dënime. Hoxha do të dënohet me një ndeshje mosdelegim, derisa Shatri, me dy ndeshje mos mbajtje të procesit të Sigal Prishtinës, ka njoftuar FBK-ja në informatorin e saj të radhës.