D-ROSE
Pikëpyetje për Derrick Rose
24 November, 2013 @23:13
Pas lëndimit në prill të vitit 2012, me shumë punë dhe mundim, arriti të rikthehet në parket Derrick Rose.
Ai gjithashtu, jepte sinjale që është në formë, deri në ndeshjen kundër Portlandit ku kësaj radhe lëndoi gjurin e djathtë.
Nga testet mjekësore është konstantuar se super ylli i Chicagos, Rose, duhet të operohet nesër nga meniskusi.
Nuk është dhënë ndonjë datë e caktuar për D-Rose, por përafërsisht, ai do të mungojë 6-10 javë.
Më parë edhe Metta World Peace (Ron Artest) kishte lëndim të njejtë dhe ai ishte rikthyer për 12 ditë, ndërsa është e zakonshme që lojtarët të cilët operohen nga ky lëndim, rikthimi i tyre zgjatë shtatë javë.
Video
Lëndimi i Derrick Rose