SHPËRNDARËSI
Bananameni i Balkan League, Wesson
25 November, 2013 @12:33
Qendra amerikane e Sigal Prishtinës, K’Zell Wesson, është bllokuesi më i mirë i Balkan League pas pesë xhirove të para të kësaj lige.
Bile, Wesson ka arritur të mbajë këtë epërsi përkundër se Sigal Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar se disa nga kundërshtarët, pasi që ka pushuar në xhiron e fundit të kësaj lige.
Qendra 201 centimetërshe është duke udhëhequr në renditjen e bananamenëve të Balkan League me 1.3 bllokada për ndeshje, sa kanë edhe Juamine Jones i Levskit të Sofjes si dhe Ivan Miskovic i Kumanovës. Në fakt saktësisht ai ka 1.25 bllokada për ndeshje, por me rrumbullakësim vjen deri te kuota e caktuar.
Veterani 36 vjeçar amerikan erdhi në Prishtinë si përforcim i fundit i Sigal Prishtinës, për të zëvendësuar Hamidou Rahmannin që nuk kaloi provat te ekipi i kryeqytetit dhe është treguar si lëvizje e qëlluar e drejtuesve prishtinas.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina, është treguar njëra ndër skuadrat më cilësore të Balkan League deri më tani duke regjistruar 3 fitore e 1 humbje nga katër ndeshjet e para të zhvilluara.
Sigal Prishtina xhiron e radhës në ligën ballkanike do të takohet me Pejën, që do të shënohet si derbi i parë ballkanik ndërmjet dy ekipeve kosovare në këtë ligë në vitin e debutimit të tyre.
K'Zell Wesson ndaj kundërshtarëve:
ndaj Kumanovës | 4 bllokada | ||
ndaj Balkanit | asnjë | ||
ndaj Galil Gilboas | asnjë | ||
ndaj Teodos | 1 bllokadë | ||
*Burimi i statistikave (eurobasket) |