Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Derbi ‘autokton’ i futbollit italian

Derbi ‘autokton’ i futbollit italian


Shkruan: S. T.

10 March, 2017 @22:19

Është një ndeshje speciale. Specifikat e saj janë po aq sa unike, aq edhe delikate. Rëndësia dhe pesha që e rëndon këtë përballje është groteske. Njihet si “il Derby della Lanterna”. Pra, nesër derbi lokal numër 114-të ndërmjet skuadrave të Genoa dhe Sampdoria ngreh siparin në “Luigi Ferraris”. Bëhët fjalë për një sfidë në të cilën luftohet për të fituar supremacinë e qytetit veriperendimor.

HISTORIA E DERBIT MË ANTIK NË ITALI

“Lanterna”, me 77 metrat e lartësisë së saj, është fanari më i madh në Detin Mesdhe, si dhe i dyti në tërë Evropën - dhe kësisoj njihet si simboli fizik i qytetit dhe si pikë reference për të gjithë turistët dhe vizitorët, por edhe për derbin futbollistik në fjalë - i cili është më antiki në Itali. 

Nga paslufta e dytë botërore, më saktësisht nga viti 1946, derbi në mes të Genoa dhe Sampdoria përfaqëson për dy tifozëritë e skuadrave ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Nuk është një derbi si gjithë të tjerët. Ndoshta nuk e ka audiencën nacionale dhe ndërkombëtare sa dy derbit tjerë lokal të skuadrave të mëdha në Itali, por e ka krenarinë më të madhe pa asnjë dyshim. Nuk ka ndonjë qytet për momentin në Itali që e ndjen më shumë derbin lokal sesa gjenovezët.

.

Në qoftë se i rikthehemi historisë fare shkurtimisht, Genoa si antagoniste kishte skuadrat e Andrea Doria, Sampierdarenese, Liguria dhe Dominante. Gjatë sezonit 1945/1946 luheshin tre derbi të ndryshëm (ndërmjet Genoa, Andrea Doria dhe Sampierdarenese, rast unik që nga konstituimi i Serie A). Megjithatë, nuk do kalonte shumë kohë e gjatë dhe Andrea Doria do të arrinte akord me Sampierdarenese për shkrirjen në një klub të vetëm të quajtur “Sampdoria” - siç njihet edhe sot.

Kështu që “beteja e parë” historike mbaronte me fitoren e Sampdoria me rezultat 3 me 0, më 3 nëntor 1946. Në fakt, ajo ishte fillimi i njëri serie të triumfeve të mëdha që do t’i arkëtonte skuadra e Sampdoria në derbi lokal.

STATISTIKAT E KRYENDESHJES SË LIGURIA-s

Numri i përballjeve direkte në mes të dy ekipeve bregdetare është 113. Genoa gjithsejt ka fituar 29 përballje, 44 herë janë ndarë në barazim, kurse 40 fitore i llogariten skuadrës së Sampdoria.

.

Dihet që të dy skuadrat luajnë në të njëjtin stadium, “Luigi Ferraris” apo “Marassi” (quani si të doni), por në ndeshjet kur Genoa është regjistruar si nikoqir (dhe që janë në total 48), prapë Sampdoria ka shënuar rendiment më të mirë: -në fakt janë 18 fitoret e “blucerchiati”, 18 barazime dhe 12 fitore të rivalit. Njëherazi, Sampdoria vie nga tre fitore rradhazi si mysafire në derbi. Një fitore tjetër gjatë ditës së nesërme, do të evidentonte një rekord historik për klubin bardheblu.

.

Kjo është ndeshja në mes të dy skuadrave të vetme në kampionat që akoma nuk kanë shënuar gol me anë të mbrojtësve.
Gjithsesi, Sampdoria është ekipi që ka shënuar më së shumti gola në kampionat me lojtarët rezervistë që kanë hyrë në fushë  (gjithsejt nëntë): gjashtë me Schick dhe tre me Bruno Fernandes.

HISTORIKU I DUELEVE Giampaolo vs Mandorlini

Të dy trajnerët janë përballur vetëm dy herë në ndeshje zyrtare: bilancin më të mirë e ka trajneri Giampaolo - i cili fitonte ndaj ish-trajnerit të Hellas Verona në një sfidë të dyfishtë Cagliari - Siena gjatë sezonit 2007/2008; -duke fituar 2-1 në Kupë dhe 1-0 në kampionat.

“TIFOZËRITË” - SHPIRTI I DERBIT

Në njërën anë pjesa e veriut, në anën tjetër ata të jugut. Përndryshe njihet edhe si derbi i koreografive dhe i tifozllëkut që dhuron atmosferë të përkyer dhe mahnitëse. Në qytetin e “fanarit” do të luhet derbi më i vjetër i tifozërive në Itali - të cilat urrehen pafundësisht me një çasje dhe një klas që nuk njeh paradoks në pjesën tjetër të “penisola”-s. Jo rastësisht Genoa - Sampdoria renditet në pozitat e para si derbi ndër më i ndjeri në botë.

.

Jo rrallë herë kemi qenë dëshmitarë edhe të dhunës që është shfaqur në impiantin e “Marassi”-t. Për këtë arsye njihet si njëra ndër takimet që është e vështirë të mbahet nën kontrollë nga forcat e rendit të cilat gjatë mbrëmjes së nesërme pritet të jenë me trupa të mëdha prezente në stadium.

SI NDODHEN KËTO DY SKUADRA SOT?

Dy skuadra pa objektiva. Nga derbi që dikur vendoste edhe plasmanin në garat evropiane, tashmë është shndërruar në derbi “provincial” sa i përket kualitetit dhe cilësive të dy kontigjenteve të lojtarëve në fushë.

Megjithatë, si në çdo derbi tjetër, pavarësisht pozitave që mund të renditen skuadrat, imperativ llogaritet vetëm fitorja dhe asgjë tjetër.

.

Genoa, si klubi më i vjetër në Serie A, po përballet me një krizë të madhe e cila po rëndohet çdo herë e më shumë me kalimin e viteve. Nën administrimin e Preziosi’t viteve të fundit nuk kanë arritur thuajse fare përmirësim. Klubi tani ngjason në një satelit të dyshes Milan dhe Juventus - ku sa herë që kanë nevojë për lojtarë, Preziosi ua hap zemrën dhe ua “falë” ata. Prandaj, defamiljarizimi do të ishte e mira më e madhe që mund t’i ndodhte klubit ikon të futbollit italian - Genoa.

Sidoqoftë, nuk është se rivali tjetër, Sampdoria, ka shkëlqyer këtë vit. Mirëpo, janë aty ku kanë qenë edhe pritshmëritë në fillim të sezonit - pra, në mesin e tabelës.

.

Derbin e parë si vendas e fitonin me rezultat 2-1 gjatë këtij edicioni të Serie A. Pozita e 10-të është mjaft komode për ta dhe në këtë sfidë zbresin në fushë pa asnjë presion të vetëm shtesë. Afati kalimtar i janarit ka qenë çelësi kyç i rimëkëmbjes së ekipit bardheblu - i cili pjesën e parë të sezonit e kaloi në pozita të palakmueshme të tabelën e kampionatit italian.

.

Sido që të jetë, temperamenti dhe entuziazmi që transmetohet tek ambienti i Sampdoria nga ana e Presidentit të saj, Ferrero, është një nga tiparet që i ka veçuar derbit e fundit dhe vet atë si personalitet. Shpesh e kemi parë atë duke qenë shfrenetik në shkallët e stadiumit pasi që skuadra e tij ka kaluar në epërsi, ose kur është regjistruar një fitore ndaj rivalit të përbetuar.

VIGJILJA E DERBIT

Genoa: Në ekipin “rossoblu” nuk do duhej të mungonte Izzo, edhe pse është nën hetim sa i përket aktakuzës rreth skandalit “calcioscommesse” që e sheh të involvuar atë. Kapiteni Burdisso gjithashtu pritet të jetë në formacionin titullar së bashku me Munoz në trandem. Anësorët pritet të jenë Laxalt dhe Lazovic. Në qendër pritet të startojnë Hiljemark dhe Rigoni, kurse Cataldi është i favorizuar ta fillojë takimin nga minuta e parë para Cofie. Ntcham me shumë gjasë do të ulët në stol, mirëpo mund të jetë një armë shtesë për Mandorlini gjatë ndeshjes. I konfirmuar Pinilla në sulm në krah të Simeone. Ndërkaq për Palladino’n vetëm bankinë kësaj rradhe.

.

Lojtarët që nuk do t’i ketë në dispozicion trajneri Mandorlini për derbin e nesërm janë: Veloso, Perin, Orban dhe Ninkovic.

Sampdoria: “Blucerchiati” shkojnë në drejtim të konfirmimit të Fernandes si mesfushor fantazist dhe Sala në mbrojtje. Në garë për një vend titullar në krahun e majtë të mbrojtjes do të jenë Pavloviç dhe Regini. Nuk është në gjendjen më optimale të mundshme Barreto, mirëpo do t’i shtrëngojë dhëmbët për të startuar nga fillimi. Në sulm tandemi Muriel dhe Quagliarella, ndërsa Schick starton vetëm si rezervist.

DERBI I REKORDEVE

Është tejkaluar shifra e 32000 biletave të shitura. Nuhatej tash e disa ditë, por tani që “Luigi Ferraris” është gati të ngrehi siparet, mund të flasim vërtetë për një derbi të rekordeve. Shifra kaq të larta të biletave të shitura, një ditë para derbit lokal, nuk regjistroheshin me vite të tëra.

Genoa - Sampdoria, nesër me fillim në ora 20:45, do të jetë derbi madhështor mbi të gjitha në tribunat e stadiumit. Gjithçka do të jetë “sold-out” dhe numri i të pranishmëve do të jetë rreth 36000. Të paktën tendenca është kjo, mirëpo në çdo rast kemi të bëjmë me shifra historike. Ndoshta sepse kësaj here do të jetë derbi i vërtetë, pa shumë objektiva në program, por edhe pa presion mbi supe dhe me objektivin e vetëm për ta afirmuar supremacinë ndaj rivalit lokalit dhe mbi qytetin.


TE DRITA!

Artan Latifi i jep lamtumirën futbollit!

FFK Superliga

Artan Latifi i jep lamtumirën futbollit!

10/03/17 @ 19:11

5 PËR VIKEND

5 duelet që duhet t’i shohim

Serie A/International/Analiza

5 duelet që duhet t’i shohim

10/03/17 @ 18:47

VENDIMET E KOMISIONIT DISIPLINOR

Rusi, Bakaj e Ramadanaj, pezullohen nga garat e FFK-së

FFK Superliga

Rusi, Bakaj e Ramadanaj, pezullohen nga garat e FFK-së

10/03/17 @ 16:49

PËR TË SHKUAR NË PALERMO

16 mars, afati i fundit për bileta

Shqipëria

16 mars, afati i fundit për bileta

10/03/17 @ 13:31

BOROZANI.COM PLAYER OF THE WEEK 20

Maliq Beluli, lojtari i xhiros XX

FFK Superliga

Maliq Beluli, lojtari i xhiros XX

10/03/17 @ 13:11

PËRFAQËSUESJA

Ismajli ftohet për ndeshjen kundër Islandës

Kosova

Ismajli ftohet për ndeshjen kundër Islandës

09/03/17 @ 21:04

EUROPA LEAGUE: ROSTOV - MAN UTD

Manchester United barazon në Rusi

Europa League

Manchester United barazon në Rusi

09/03/17 @ 20:51

ME SPORTIVITET

Rusi kërkon falje nga Memaj

FFK Superliga

Rusi kërkon falje nga Memaj

09/03/17 @ 13:40

FIFA RANKING, MARS 2017

Një pozitë, ngritje për Shqipërinë në renditje të FIFAs

Russia 2018/Shqipëria

Një pozitë, ngritje për Shqipërinë në renditje të FIFAs

09/03/17 @ 13:34

TENSIONE TË MËDHA

Liria ankohet për shumë tension, Gjilani i mohon

FFK Superliga

Liria ankohet për shumë tension, Gjilani i mohon

09/03/17 @ 12:41

KOSOVARI - ISTOGU

KB Kosovari njofton Istogun me humbje

FBK Liga e Parë

KB Kosovari njofton Istogun me humbje

01/11/24 @ 23:03

KERASAN - KEK-u

KEK-u kalon edhe Kerasanin

FBK Liga e Parë

KEK-u kalon edhe Kerasanin

01/11/24 @ 22:41

BASHKIMI (F) - PENZA (F)

KBF Bashkimi fiton derbin, e vetmja skuadër pa humbje

FBK Liga e Femrave

KBF Bashkimi fiton derbin, e vetmja skuadër pa humbje

01/11/24 @ 21:29

PEJA 03 (F) - JUNIOR 06 (F)

Peja 03 rikthehet në pjesën e dytë

FBK Liga e Femrave

Peja 03 rikthehet në pjesën e dytë

01/11/24 @ 21:16

I BIEN PISHMAN!

Feronikeli’74 vendos t’i vazhdojë garat!

FFK Superliga

Feronikeli’74 vendos t’i vazhdojë garat!

01/11/24 @ 15:49

DRENICA - VËLLAZNIMI

Fitore ndaj Vëllaznimit, Drenica merr kreun e Grupit A

FFK Liga e parë

Fitore ndaj Vëllaznimit, Drenica merr kreun e Grupit A

01/11/24 @ 14:52

PORTUGEZI, TIMONIER I RI I UNITEDIT

Ruben Amorim zyrtarisht trajner i ri i Manchester Unitedit

Premier League/Transfere

Ruben Amorim zyrtarisht trajner i ri i Manchester Unitedit

01/11/24 @ 13:18

STAR OF THE GAMEWEEK XI

Albert Dabiqaj (Drita) - Ylli i javës (11)

FFK Superliga

Albert Dabiqaj (Drita) - Ylli i javës (11)

01/11/24 @ 13:02

FORMACIONET ZYRTARE

Drenica-Vëllaznimi, 11-shet startuese

FFK Liga e parë

Drenica-Vëllaznimi, 11-shet startuese

01/11/24 @ 12:54

BOREA - GRAPELAND

Rexha e Ujkani kujdesen për fitoren e Grapelandit

FBK Liga e Parë

Rexha e Ujkani kujdesen për fitoren e Grapelandit

31/10/24 @ 23:27


 
Të gjitha lajmet nga