BASHKIMI - SIGAL PRISHTINA
Derbi i Bashkimit, Prishtina e nis me humbje
9 October, 2016 @19:55
Kampionja e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, është ndarë kokulur nga ndeshja kryesore e xhiros së parë, pasi që u mposht nga skuadra e Bashkimit në Prizren me rezultat 89-82.
Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me një dominim të lehtë të bardhekaltërve, por në fund vendasit arritën të shkojnë në pushim pranë rezultatit të barabartë, 39-39.
Gjatë kësaj periudhe u dallua sidomos basketbollisti i transferuar këtë verë nga Bashkimi te Sigal Prishtina, Granit Rugova, i cili deri në ato çaste shënoi 20 pikë, më shumë se gjysma e pikëve të Prishtinës.
Por gjërat ndryshuan në të mirë të Bashkimit në çerekun e tretë, i cili me lojë të mirë në mbrojtje dhe me trepikëshat befasuese të të riut, Edmond Kryeziu, krijoi epërsi deri në 16 pikë, 70-54, që ishte më se e mjaftueshme për të arritur deri tek fitorja.
Më i dalluari në fitoren e Bashkimit ishte i rikthyeri, Kejuan Johnson, që regjistroi 19 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga Rob Lewis, që shënoi dy pikë më pak.\
Në anën tjetër, Granit Rugova mbeti koshashënuesi më i mirë i Sigal Prishtinës, ndërsa takimin e përmbylli me 26 pikë.
Sigal Prishtina në xhiron e radhës do të luajë në Karagaç përballë Pejës, derisa Bashkimi do të takohet me skuadrën tjetër nga kryeqyteti, Kerasan Prishtinën.
BASHKIMI
1 | Kejuan Johnson (38:52) | 19 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Rob Lewis (22:42) | 17 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
3 | Gazmend Sinani (29:37) | 16 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Marko Popovic (24:26) | 12 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
5 | Edmond Kryeziu (15:07) | 9 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Kayel Locke (15:35) | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Jordan Dickerson (9:42) | 4 pikë | 4 kërcime | - |
8 | Imer Tahiri (15:28) | 2 pikë | 1 asistim | - |
9 | Mikaile Tmusic (20:23) | 2 pikë | 1 asistim | - |
10 | Qëndrim Biraj (8:03) | 2 pikë | 1 asistim | - |
11 | Albion Biraj | - | - | - |
12 | Ardit Memçaj | - | - | - |
SIGAL PRISHTINA
1 | Granit Rugova (37:12) | 26 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
2 | Bojan Trajkovski (24:18) | 14 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | Jabarie Hinds (15:36) | 11 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
4 | Malcolm Rhett (25:47) | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Fisnik Rugova (16:24) | 8 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Andrew Lawrence (19:50) | 7 pikë | 2 asistime | - |
7 | Goran Vrbanc (19:36) | 6 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
8 | Edmond Azemi (17:25) | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Rinor Peci (10:28) | 0 pikë | 2 kërcime | - |
10 | Gerti Shima (13:20) | 0 pikë | - | - |
11 | Etnik Peci | - | - | - |