E PARA NË KARRIERË
Valon Bunjaku me dyshifrorin e parë të dyfishtë
9 October, 2016 @11:31
Basketbollisti i ri i Rahovecit, Valon Bunjaku, mbrëmë ka regjistruar double-double’in e parë të tij në karrierë në Superligë.
Prizrenasi Bunjaku, që stinorin e kaluar te Bashkimi fitoi disa minuta nga trajneri Petar Mijovic, mbrëmë ka shkëlqyer në fitoren e parë të ekipit të tij të ri.
Ai e ka përfunduar ndeshjen me 18 pikë dhe 10 kërcime, që shënojnë dyshifrorin e parë të dyfishtë të tijin në karrierë në Superligë të Kosovës si senior.
Bunjaku është 191 centimetra i gjatë dhe është vetëm 18 vjeç. Mbrëmë ai luajti 27 minuta për Rahovecin në fitore ndaj Kerasan Prishtinës.