POLONI
Debutim i suksesshëm nga Dardan Berisha
9 October, 2016 @0:10
Dardan Berisha ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij te skuadra e re polake, Polfarmex Kutno.
Në ndeshjen e parë të kampionatit polak, Berisha me ekipin e tij arritën ta mposhtin skuadrën, Energa Czarn, me rezultat të ngushtë 78-79.
Dardani në këtë ndeshje shkëlqeu duke me 21 pikë të shënuara, duke bërë rikthim të suksesshëm në kampionatin polak pas një kohe katër vjeçare, si koshashënuesi më i mirë i ndeshjes.