RAHOVECI - KERASAN
Rahoveci debuton me fitore
8 October, 2016 @22:03
Skuadra e Rahovecit që po përjeton stinorin e parë të saj në histori si anëtare e Superligës së Kosovës në basketboll, e ka nisur atë me fitore.
Basketbollistët e drejtuar nga trajneri i njohur kosovar, Jeton Nixha, kanë shënuar fitore ndaj Kerasan Prishtinës sonte në “13 qershori” të Suharekës, pasi që K K Rahoveci nuk ka përgatitur palestrën për ekipin.
Sidoqoftë, kjo nuk i ka penguar atyre që të nisin mirë ndeshjen dhe përkundër se pjesën e parë e përfunduan në disavatazh të lehtë, në çerekun e tretë dhe të katërt treguan forcën e vërtetë për të fituar ndeshjen lehtë.
I riu Valon Bunjaku ka qenë më i dalluari te ekipi i Rahovecit. Bunjaku ka regjistruar double-double për ekipin e tij sonte, 18 pikë e 10 kërcime dhe 5 asistime.
Përveç tij, Driton Bajrami me 13, Muhamed Hasani me përvojë me 10 pikë dhe Albatrit Berisha me 10 të tjera kanë ndihmuar ekipin e Nixhës drejt fitores së parë.
Në anën tjetër, te Kerasani që po drejtohet nga Dritëro Sefaja, më efikas ka qenë Ermir Gashi me 19 pikë të shënuara, ndërsa pikë dyshifrore kanë shënuar edhe kapiteni Genc Gashi 14 dhe Granit Hyseni 11.
RAHOVECI
1 | Valon Bunjaku (27:49) | 18 pikë | 10 kërcime | 5 asistime |
2 | Driton Bajrami (30:00) | 14 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
3 | Muhamed Hasani (40:00) | 10 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
4 | Albatrit Berisha (19:40) | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Arion Balluku (32:10) | 9 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
6 | Besnik Sharku (10:35) | 6 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Artin Gashi (8:47) | 5 pikë | 3 kërcime | - |
8 | Mustafë Merovci (4:05) | 2 pikë | - | - |
9 | Ujkan Karanezi (17:41) | 0 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
10 | Ardit Beqiri (9:05) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Alban Latifaj | - | - | - |
12 | Albion Metballa | - | - | - |
KERASAN PRISHTINA
1 | Ermir Gashi (35:43) | 19 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
2 | Genc Gashi (33:42) | 14 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
3 | Granit Hyseni (29:29) | 11 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Kujtim Sadiku (22:59) | 6 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Kreshnik Muçolli (24:10) | 3 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Ilir Hasani (21:08) | 2 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
7 | Rinor Ahmeti (29:56) | 2 pikë | 5 kërcime | - |
8 | Dardan Kapiti (2:50) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Uranik Kërveshi | - | - | - |
10 | Fisnik Pula | - | - | - |
11 | Gent Shala | - | - | - |
12 | Almir Berisha | - | - | - |