TREPÇA - VËLLAZNIMI
Fillim i mbarë për Trepçën
7 October, 2016 @19:52
Trepca ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të stinorit të ri në Superligë.
Mitrovicasit e mposhtën me rezultat 103-75 rivalin e tyre nga Gjakova, Vëllaznimin, në ndeshjen që u luajt në palestrën Minatori në Mitrovicë.
Në fitoren e Trepçës më i dalluari ishte ish lojtari i Yllit, Montrael Scott, i cili luajti me 22 pikë, derisa u ndihmua nga Samir Zekiqi i rikthyer në skuadër, me 19 pikë.
Pikë dyshifrore shënuan edhe dy përforcimet tjera të huaja te Trepça, Jeremy Wise (14) dhe Frederic Stutz (13).
Në anën tjetër, te Vëllaznimi u dalluan dy basketbollistët pejanë, Arian Qallaku dhe Beq Kovaci, të cilët shënuan 29, përkatësisht 19 pikë.
Në javën e ardhshme Trepça do të jetë mysafire e Yllit, derisa skuadra e Vëllzanimit do ta pret në shtëpi Rahovecin.
TREPÇA
1 | Montrael Scott (26:24) | 22 pikë | 1 kërcim | - |
2 | Samir Zekiqi (26:27) | 19 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
3 | Jeremy Wise (25:45) | 14 pikë | 6 asistime | 2 kërcime |
4 | Frederic Stutz (19:46) | 13 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
5 | Mise Diminic (13:35) | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Valdrin Haxhiu (17:19) | 7 pikë | 2 asistime | - |
7 | Burim Zekiqi (17:29) | 7 pikë | - | - |
8 | Besnik Azemi (14:45) | 6 pikë | 4 kërcime | - |
9 | Nikola Ljujic (18:45) | 5 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
10 | Albelard Rashiti (4:05) | 2 pikë | - | - |
11 | Arian Tahiri (2:28) | 1 pikë | - | - |
12 | Agon Selmani (13:13) | 0 pikë | 2 kërcime | - |
VËLLAZNIMI
1 | Arian Qallaku (36:10) | 29 pikë | 3 kërcime | - |
2 | Beq Kovaçi (32:17) | 19 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Blend Matoshi (31:37) | 9 pikë | 3 kërcime | - |
4 | Fisnik Juniku (32:59) | 6 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
5 | Kreshnik Avdija (14:00) | 6 pikë | 1 asistim | - |
6 | Leotrim Berisha (12:40) | 4 pikë | 1 kërcim | |
7 | Dardan Brovina (11:20) | 2 pikë | 1 asistim | |
8 | Driton Rraci (5:50) | 0 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
9 | Rinor Pllana (21:45) | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Ardit Zeka (1:22) | 0 pikë | - | - |
11 | Drin Domi | - | - | - |