SAMIR ZEKIQI
T’ia nisim mbarë
7 October, 2016 @10:48
Basketbollisti i rikthyer te Trepça këtë stinor, Samir Zekiqi, në një prononcim për Kohën Ditore sot ka thënë se ekipi i tij dëshiron që t’ia nis mbarë stinorit të ri të Superligës.
“Ndeshja e parë është shumë me rëndësi. Duam që të fillojmë mbarë kampionatin, pra me fitore,” ka thënë Zekiqi.
Zekiqi, që ka pasur edhe verë të ngjeshur pasi që ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017, pritet të jetë njëri ndër më të mirët e ekipit mitrovicas nga basketbollistët vendorë.
Trepça hap sonte stinorin e ri të Superligës, në duel ndaj Vëllaznimit, që nis në ora 18:00 në Minatori të Mitrovicës.