NË MITROVICË
Trepça shpreson te vëllezërit Zekiqi
4 October, 2016 @16:11
Skuadra e Trepçës duket e organizuar shumë më mirë se viteve të kaluara dhe së fundi ka bërë të ditur se shpreson shumë te lojtarët vendorë të ekipit, e posaçërisht, vëllezërit Zekiqi, para nisjes së stinorit të ri.
“Rikthimi i Samir Zekiqit dhe Burim Zekiqit është forcë e shtuar në fondin e lojtarëve vendorë të skuadrës. Samiri me përvojën e një reprezentuesi të Kosovës dhe Burimi si njëri ndër më të mirë e gjeneratës së tij, pritet të bëjnë diferencën në parket,” ka shkruar njoftimi i ekipit gjelbër-e-zi pak më parë.
Trepça përveç organizimit të mirë, do të debutojë edhe në ligën ballkanike këtë stinor, ndërsa duelin e parë do ta zhvillojë ndaj një debutueseje tjetër, Tiranës.
Samir e Burim Zekiqi, stinorin e kaluar kanë mbrojtur ngjyrat e Pejës.