REPREZENTUESI I KOSOVËS
Bamforth më i miri në fitore
4 October, 2016 @10:29
Edhe basketbollisti tjetër i reprezentactionit të Kosovës, Scott Bamforth ka startuar me fitore në edicionin e ri të elitës së basketbollit në Spanjë.
Në fakt Bamforth për 28 minuta të kaluara në parket ka qenë më i dalluari me 23 pikë e 5 kërcime në triumfin e ekipit të tij Dominion BB ndaj Fuenlabrada në kuadër të xhiros së parë të ACB Ligës, 80-89.