RASHAUN BROADUS
Shqiptari i natyralizuar te Lietuvos Rytas
2 October, 2016 @6:42
Basketbollisti amerikan, Rashaun Broadus, që së fundi u natyralizua nga Federata e Basketbollit të Shqipërisë (FSHB), ka kaluar te ekipi i madh lituanez, Lietuvos Rytas.
Broadus 32 vjeç, që kaloi verën duke mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë në kualifikime për Eurobasket 2017, ka lënë ekipin polak MKS Dabrowa Gornicza për të bërë një hap tjetër të rëndëishëm për moshën që ka.
Ai në stinorin e fundit ka pasur mesatare impresive, me 16 pikë të shënuara për ndeshje, 3.5 kërcime dhe 4.1 asistime për ndeshje. Broadus ka qenë përvojë edhe Baltic League, ndërsa është përzgjedhur te lojtarët e ekipit të dytë më të mirë të ligës.
I njejti ka pasur mesatare prej 19.8 pikëve për ndeshje, 2.6 asistimeve dhe 2.8 topave të vjedhur me Shqipëirnë përgjatë kualifikimeve për Eurobasket 2017, ku kuqezinjtë arritën të shënojnë një fitore dhe të përmbyllin ciklin me bilanc 1 fitore e 5 humbje.