KOMUNIKATA
Prishtina deklarohet për Cobbin
4 October, 2016 @15:14
Pas njoftimit për largimin e basketbollistit amerikan, Farad Cobb, drejt Sllovakisë sot, Sigal Prishtina ka bërë të ditur arsyet e largimit të lojtarit, që erdhi si përforcim për këtë stinor te bardhekaltërit.
“Ju njoftojmë se me vendim të përbashkët ndërmjet klubit dhe Farad Cobb, lojtari në fjalë largohet nga KB Sigal Prishtina. Cobbit i dëshirojmë suksese në karrierë,” ka shkruar njoftimi i bardhekaltërve i lëshuar pak më parë.
Cobb në mëngjes u zyrtarizua si lojtar i ri i ekipit sllovak MBK Rieker Komarno.