KTHEHET EDHE KARAJ
Tirana merr edhe reprezentuesin e Shqipërisë
5 October, 2016 @9:47
Pas qendrës Endrit Hysenagolli, që e kthyen në Tiranë pas viteve të tëra të kaluara në Superligën e Kosovës, së fundi Tirana ka siguruar shërbimet e basketbollistit me përvojë të reprezentacionit të Shqipërisë.
Fjala është për lojtarin me përvojë si Erkand Karaj, i cili një dekadë më parë ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës.
Përveç Karajt, ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti i Shqipërisë, ka renovuar me Red Voglin dhe Gent Laskun për të qenë plotësisht të gatashëm për stinorin e ri të kampionatit shqiptar, por edhe për BIBL ku do të debutojnë.