NIS
Komesari siguron se stinori nis në fundjavë
6 October, 2016 @0:21
Stinori 2016/17 i Superligës së Kosovës në basketboll do të fillojë përfundimisht këtë fundjavë.
Edhepse u planifikua të nis në fundjavën e kaluar, nisja e stinorit u shtye për këtë fundjavë dhe më shtyerje nuk do të ketë.
“Nuk do të ketë më shtyerje, pasi më nuk mund të shtyhet fillimi i edicionit. Nuk ka asnjë indikacion për shtyerje të mëtejme, kështu që edicioni i ri nis këtë fundjavë,” ka thënë Komesari i Garave, Bajrush Ademi, shkruan Koha Ditore.
Arsyeja e shtyerjes së stinorit ka qenë borxhi që Sigal Prishtina e Peja kanë pasur ndaj ish-lojtarëve të tyre dhe FIBA nuk lejonte që këto klube të regjistrojnë lojtarët e rinj.
Në xhiron e parë të Superligës takohen: Trepça-Vëllaznimi, Bashkimi - Sigal Prishtina, Rahoveci - Kerasan Prishtina dhe Ylli - Peja.