PARA NDESHJES
Prishtina e Peja në pritje
7 October, 2016 @12:19
Dy ekipet më të forta të basketbollit kosovar në 4 vitet e fundit, Sigal Prishtina e Peja, janë ende në pritje të konfirmimit nga FIBA për regjistrimin e lojtarëve të huaj.
Dy skuadrat janë gjobitur nga FIBA për shkak të borxheve që kanë pasur ndaj ish-basketbollistëve të tyre dhe FIBA u ka ndaluar përforcimet e huaja derisa të kryejnë obligimet.
Sipas një njoftimi në Koha Ditore sot, dy ekipet besojnë se deri para ndeshjeve të para të stinorit të ri gjithçka do të jetë gati dhe Sigal Prishtina e Peja do të regjistrojnë lojtarët e huaj.
Edhe Sigal Prishtina edhe Peja kanë lënë që ndeshjet e tyre të zhvillohen të dielën për shkak kësaj, ndërsa edhe Superliga u shtye për një javë, pikërisht për këtë arsye.