KB VËLLAZNIMI
Driton Rraci konfirmon rikthimin nga lëndimi
7 October, 2016 @15:23
Pas lëndimit të pësuar në janarin e këtij viti, Driton Rraci tashmë është i gatshëm për lojë.
Në një komunikatë për Borozani.com, kapiteni i Vëllaznimit njoftoi që ai i ka filluar stërvitjet që nga muaji gusht, ndërsa rikthimi i tij do të bëhet në ndeshjen që Vëllaznimi e zhvillon ndaj Rahovecit në xhiron e dytë të Superligës.
Rraci do të jetë pjesë e skuadrës sot në Mitrovicë, ku Vëllaznimi luan ndaj Trepçës, mirëpo me shumë gjasa nuk do të luaj, duke e pritur kështu rikuperimin e plotë, që sipas vetë lojtarit do të bëhet në ndeshjen ndaj Rahovecit fundjavën e ardhshme në Gjakovë.