KUNDËR BASHKIMIT
Lojtarët që mund të luajnë të dielën
7 October, 2016 @14:14
Me heqjen e ndalesës së transferimeve nga FIBA për Sigal Prishtinën, kampioni aktual i Kosovës do t’i ketë të gjitha transferimet në dispozicion në ndeshjen e parë që do të luaj të dilën kundër Bashkimit.
Transferimet që i bëri sivjet Sigal Prishtina janë: Jabarie Hinds, Granit Rugova, Elvisi Dusha, Bojan Trajkovski, Etnik Peci, Fisnik Rugova, M.J. Rhett, Drilon Hajrizi, Goran Vrbanc dhe Andrew Derek Lawrence.
Gjithashtu, pritet të shihet se për cilët të huaj do të vendos Mijovic për këtë ndeshje, pasi që në Superligë maksimalisht lejohen të jenë në ekip 5 basketbollistë të huaj.
Prishtina gjithashtu sivjet ka nënshkruar me trajnerin Petar Mijovic, i cili vjet ishte pjesë e Bashkimit.