RINIA
Shkolla e parë e basketbollit në Podujevë
8 October, 2016 @14:24
Podujeva tashmë dy vjet ka shkollë të basketbollit.
Të rinjtë e këtij qyteti, kanë mundësi që t’i bëjnë hapat e para në basketboll te shkolla e basketbollit “Rinia”, e cila është shkolla e parë e basketbollit që është themeluar në Podujevë.
Shkolla e basketbollit “Rinia” po drejtohet nga ish basketbollisti shumëvjeçar i Sigal Prishtinës, Besnik Podvorica, ndërsa aktualisht po punohet me fëmijët prej moshës 6 deri në 17 vjeçare, të cilët janë të ndarë në grupe sipas moshës.
Përveç kësaj, kjo shkollë ka filluar edhe stërvitjet individuale, në mënyrë që të përparojnë lojtarët në mënyrë më të shpejt.
Njëri prej basketbollistëve të kësaj shkolle, Selim Hasani, është edhe pjesë e përfaqësueses U14 të Kosovës.