STATS
Si debutuan përforcimet e Trepçës?
8 October, 2016 @13:57
Trepça dje zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare për këtë edicion.
Skuadra e trajnerit Neven Plantak u paraqit me 5 të huaj në përballje me Vëllaznimin, ndërsa më i dalluari prej tyre ishte ish basketbollisti i Yllit, Montreal Scott.
RAPORTI DHE STATISTIKAT E NDESHJES
Scott shënoi 22 pikë, prej tyre katër trepikësha. Atë e ndjeku Jeremy Wise me 14 pikë, 2 kërcime e 6 asistime, derisa qendra Frederic Stutz regjistroi 13 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.
Kroati Mise Diminic dhe malaziasi Nikola Ljujic lanë më pak gjurmë në këtë ndeshje, duke luajtur me 7, përkatësisht 5 pikë.
Përveç përforcimeve të huaja, te Trepça luajtën edhe dy përforcimet vendore, vëllezërit Samir dhe Burim Zekiqi, të cilët u rikthyen në skuadër pas një aventure një vjeçare te Peja.
Samiri ishte koshashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës duke luajtur me 19 pikë, 3 asistime e 1 kërcim, derisa Burimi shënoi 7 pikë të tjera.