NJOFTIMI
Peja largon dy të huaj nga ekipi
7 October, 2016 @20:00
Ekipi nënkampion i Kosovës në basketboll, Peja, ka larguar nga ekipi dy basketbollistë të huaj, që i kishte lajmëruar si përforcime në muajin e kaluar.
Artem Slipenchuk, basketbollisti ukrainas dhe amerikani Theo Johnson më nuk janë pjesë e ekipit verdhezi, ka bërë të ditur KB Peja përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare të saj.
Ndërsa si arsye është përmendur mospërmbushja e pritjeve të ekipit.
“Ameriani i ri Austin Tillotson do të zëvendësojë Artem Slipenchukun dhe Theo Johnsonin, që nuk kanë përmbushur pritjet e ekipit,” ka shkruar njoftimi në kbpeja.com sot.