PAS NDESHJES TREPÇA-VËLLAZNIMI

Qallaku, koshashënuesi më i mirë te Vëllaznimi
8 October, 2016 @13:04
Basketbollisti pejan, Arian Qallaku, ka qenë lojtari më efikas i ndeshjes Trepça - Vëllaznimi mbrëmë, ku ekipi i tij Vëllaznimi u mposht nga Trepça, 103-75. Borozani.com
Qallaku ka shënuar 29 pikë në 36 minuta sa qëndroi në parket dhe bashkë me Beq Kovaçin kanë qenë më efikasit te ekipi gjakovar, duke shënuar bashkë mbi gjysmën e pikëve të ekipit kuqezi, 48 sosh.
Dyshja në fjalë kanë qenë edhe të vetmit që kanë shënuar pikë dyshifrore për ekipin e tyre në duelin që kaloi me humbje.
Sa i përket ekipit mitrovicas, më efikasi ka qenë ish-lojtari i Yllit, Montreal Scott, që shënoi 22 pikë, ndërsa pikë dyshifrore për gjelbër-e-zinjtë nga Mitrovica shënuan edhe, Samir Zekiqi 19, Jeremy Wise 14 dhe Federic Stutz 13.