Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALL STAR 2020

Derrick Jones JR fiton Slam Dunkin

Derrick Jones JR fiton Slam Dunkin


16 February, 2020 @12:51

Dita e dytë e All Starit 2020, u mbyll me qershinë mbi tortë, garën për ngulitje Slam Dunk.

Garuesit në Slam Dunk ishin: Aaron Gordon, Dwight Howard, Derrick Jones JR dhe Pat Connaughton.

Aaron Gordon duke i rrëmbyer pikët e plota (100) u kualifikua në raundin e dytë së bashku me Derrick Jones JR.

Në raundin e dytë të dy ngulitësit kanë bërë ngulitje spektakulare, derisa fitues doli Derrick Jones JR.

Shumica e lojtarëve reaguan se këtë garë e meritoi lojtari Aaron Gordon, derisa për herë të dytë është duke i ndodhur Gordonit që nuk po vlerësohen ngulitjet e tij siç duhet.

Gordon në fund ka folur në lidhje me Slam Dunk: “Po ndihem se duhet të kisha dy tituj të Slam Dunkit, nuk do të garoj më në këtë garë”.

Sonte pas mesnate në ora 2:00, do të luhet ndeshja kryesore e All Starit 2020.


 
Të gjitha lajmet nga NBA