Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I HUAJI I KATËRT NË "MIZAHIR ISMA"

Devin Johnson, i huaji i katërt i vreshtarëve për 22/23

Devin Johnson, i huaji i katërt i vreshtarëve për 22/23


31 August, 2022 @14:36

Përkundër se nisën ngadalë verën dhe dukeshin sikur të vonuar, KB Rahoveci tashmë ka ngritur numrin e basketbollistëve të huaj në katër, derisa ka zyrtarizuar sot Devin Johnsonin si lojtar të ri në ekip për edicionin e radhës në Superligë 2022/23.

Basketbollisti në fjalë është lojtar që luan në pozitat 2 dhe 3, ndërsa është 196-centimetra i gjatë, kurse tashmë ka kaluar katër stinor në basketbollin evropian, duke qenë se ka luajtur në Bjellorusi, Lituani e Çeki deri tash.



Statistikat në ligat evropiane

Në stinorin e parë të kaluar në basketbollin evropian, në Bjellorusi, Johnson ka luajtur për Borisfen Mogilev ku ka pasur mesatare prej 20 pikësh për ndeshje, 4.8 kërcimesh dhe 1.8 asistimesh.

Stinori i radhës ai luajti në kategorinë e dytë lituaneze për ekipin Delikatesas ku shënoi 12.9 pikë mesatarisht me 3.5 kërcime e 1.3 asistime për lojë.

Devin Johnson @ KB Rahoveci

Ndërsa në sezonin e kalura ishte pjesë e ekipit elit çek, Nova Hut Ostrava ku në pak lojë që kishte shënoi mesatare prej 1.7 pikësh, 1.3 kërcimesh e 0.7 asistimesh. Aty ai i ka vetëm tre lojë të regjistruara, sipas bilansit statistikor të Proballers.

Devin Johnson 27-vjeç pritet që shpejt të arrijë në Mizahir Isma ku do të punojë nën urdhërat e Muhamed Thaçit trajner, ndërsa do t’i bashkangjitet kontigjentit të të huajve të ekipit, që tash bashkë me të, numërojnë katër.



I gjithë ekipi, të huajt dhe vendorët

Para tij, ekipi zyrtarizoi Chris Seeley që luan në pozitat 3 dhe 4 nga Domingues Hills në NCAA. Pastaj Rasheed Worrell që luan në pozitat 4 dhe 5 që ka luajtur basketboll evropian, së fundi në elitën norvegjeze, si dhe Jahii Carson - playmaker, që më parë ka bërë karrierë në Belgjikë te Limburg gjatë vitit 2021.

KB Rahoveci ende nuk ka bërë publike se a do të marr pjesë në ndonjë garë tjetër pos atyre vendore, ndërsa nga lojtarët vendorë pos rikthimit të Bardh Rexhës e mbajtjes së Visar Ejupit ka vazhduar me Musab Malën dhe Edmond Kryeziun.


KONFIRMON LIGA BALLKANIKE

KB Bashkimi në BIBL 2022/23

FBK Superliga/Balkan League

KB Bashkimi në BIBL 2022/23

31/08/22 @ 11:02

REKORD-KAMPIONJA

Prishtina pranon ENBL-në, me një kusht!

FBK Superliga/International

Prishtina pranon ENBL-në, me një kusht!

31/08/22 @ 08:30

PLAYMAKERI I RI ARRIN NË PRISHTINË

Derrick Wilson prezantohet te Prishtina

FBK Superliga/International/Transfere

Derrick Wilson prezantohet te Prishtina

30/08/22 @ 20:23

PARA FILLIMIT TË STINORIT

Derbi Penza-Bashkimi, në xhiron e parë të stinorit të ri

FBK Liga e Femrave

Derbi Penza-Bashkimi, në xhiron e parë të stinorit të ri

29/08/22 @ 15:27

KONFIRMON LIGA BALLKANIKE

KB Bashkimi në BIBL 2022/23

FBK Superliga/Balkan League

KB Bashkimi në BIBL 2022/23

31/08/22 @ 11:02

REKORD-KAMPIONJA

Prishtina pranon ENBL-në, me një kusht!

FBK Superliga/International

Prishtina pranon ENBL-në, me një kusht!

31/08/22 @ 08:30

PLAYMAKERI I RI ARRIN NË PRISHTINË

Derrick Wilson prezantohet te Prishtina

FBK Superliga/International/Transfere

Derrick Wilson prezantohet te Prishtina

30/08/22 @ 20:23

SHORTI I EDICIONIT 2022/23

Derbi mbi derbi, që në xhiron e parë

FBK Superliga

Derbi mbi derbi, që në xhiron e parë

25/08/22 @ 06:46

"SEZAI SURROI"

Prizreni zyrtarizon përforcimin e fundit, para fillimit të sezonit

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Prizreni zyrtarizon përforcimin e fundit, para fillimit të sezonit

18/08/22 @ 22:02

FIBA EUROPE CUP 22/23

KB Trepça organizon kualifikimet për FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

KB Trepça organizon kualifikimet për FIBA Europe Cup

17/08/22 @ 13:46

FTESA PËR REKORD-KAMPIONEN E KOSOVËS

KB Prishtina ftohet nga ENBL

FBK Superliga/International/Liga tjera

KB Prishtina ftohet nga ENBL

16/08/22 @ 23:50

PLISAT

I huaji i parë i Prishtinës - Dustin Thomas

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë i Prishtinës - Dustin Thomas

16/08/22 @ 23:46

TË GJITHA EKIPET - TË GJITHA REGJISTRIMET PËR 2022/23

Të gjitha përforcimet e afatit kalimtar në Superligë

FBK Superliga/Transfere

Të gjitha përforcimet e afatit kalimtar në Superligë

15/08/22 @ 08:00

TE VRESHTARËT

“Muja” në Superligë!

FBK Superliga/International/Transfere

“Muja” në Superligë!

13/08/22 @ 17:24


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga