Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM

Devoe Joseph te KB Peja! Përforcimi i tretë në tri ditët e fundit

Devoe Joseph te KB Peja! Përforcimi i tretë në tri ditët e fundit


9 February, 2023 @15:24

Pas largimit të katërshes Rodney Purvis, Isaiah Umipig, Khaliq Spicer dhe Ivan Koljevic, Peja ka zyrtarizuar në këto çaste edhe përforcimin e tretë në tri ditët e fundit.

Devoe Joseph është lojtari i ri i shqiponjave të Karagaçit, ndërsa Peja ka bërë të ditur se lojtari ka përvojë në disa liga evropiane e së fundi ka luajtur në Zielona Gora të Polonisë.

Joseph që mund të luajë në pozitat 2/3 është 193 centimetra i gjatë ndërsa te Zielona Gora në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 22.8 minutash për lojë me 9.3 pikë për ndeshje, 2 asistime e 2 kërcime mesatarisht.

Joseph Devoe

Ai ka luajtur para saj në ekipin rumun Voluntari, pastaj Slask Wroclaw të Polonisë, Bandirma të Turqisë, Nokia të Finlandës, etj.

“KB Peja ju njofton se ka nënshkruar kontratë ma lojtarin kanadez, Devoe Joseph. Lojtari i pozitës dy ka një eksperiencë në Liga elite të Ukrainës, Spanjës, Turqisë, Francës, Izraelit, Finlandës dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Enea Zastal të Polonisë. Ai pritet që sot të i bashkohet ekipes dhe të i ndihmoj ekipen në vazhdim të kampionatit.” - ka bërë të ditur KB Peja në njoftim.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga