ISTOGU STATS
Diamant Shabani yll i Istogut
7 July, 2020 @22:17
Sikurse Qëndrim Demi që ishte te Drita, edhe te Istogu për stinorin 2019/20 lojtari më i mirë në të gjitha kategoritë statistikore ishte Diamant Shabani.
Shabani ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra e Istogut me 252 pikë në 11 ndeshje sa ishte në parket, derisa luajti me mesatare prej 23 pikëve për ndeshje.
Pas Diamantit, më i dalluari ishte Mirlind Zekaj me 148 pikë në 10 ndeshje, kurse pozitën e tretë e ndajnë së bashku Andi Kabashi dhe Labinot Kelmendi me nga 120 pikë secili.
Istogu me 6 fitore e 5 humbje ishte në pozitën e gjashtë në Ligën e Parë.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë e koshashënuesve te skuadra e Istogut për stinorin 2019/20.
TË GJITHË KOSHASHËNUESIT TE ISTOGU 2019/20 NË LIGËN E PARË
1.Diamant Shabani | 252 pikë | 11 ndeshje | |
2.Mirlind Zekaj | 148 pikë | 10 ndeshje | |
3.Andi Kabashi | 120 pikë | 9 ndeshje | |
4.Labinot Kelmendi | 120 pikë | 11 ndeshje | |
5.Nderim Januzaj | 81 pikë | 11 ndeshje | |
6.Dardan Maxharraj | 47 pikë | 10 ndeshje | |
7.Shaban Gashi | 27 pikë | 10 ndeshje | |
8.Edonis Alushaj | 18 pikë | 7 ndeshje | |
9.Shendrit Llapi | 15 pikë | 11 ndeshje | |
10.Fatmir Ademaj | 12 pikë | 9 ndeshje | |
11.Sadik Alushaj | 6 pikë | 7 ndeshje | |
12.Blend Berisha | 5 pikë | 5 ndeshje | |
13.Orges Shatri | 4 pikë | 1 ndeshje | |
14.Albin Hajzeraj | 4 pikë | 6 ndeshje |