Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACI

Tashmë Zagrebi do të ketë edhe ekipin e basketbollit “Dinamo”

Tashmë Zagrebi do të ketë edhe ekipin e basketbollit “Dinamo”


20 May, 2020 @15:25

Tashmë në Kroaci, saktësisht në kryeqytetin e saj do të ketë edhe një ekip basketbolli.

Dhe atë hiq më larg sesa i ngjajshëm me ekipin futbollistik dhe të njohur në botë, Dinamo Zagreb.

Kjo u zyrtarizua sot, pasi që me “iznin” e tifozëve të klubit “Bad Blue Boys” ish ekipi i deritashëm KK Rudes ka marrë emrin KK Dinamo Zagreb.

Mediat kroate kanë bërë të ditur se nuk ka lidhshmëri të klubit të futbollit në pronësi me atë të basketbollit, por ka pranim në përdorim të llogos me top basketbolli dhe shenjë të Dinamos.

Dinamo Zagreb

KK Rudes në vitet e fundit po punon shumë me kategoritë e reja. Tashmë me emërtimin e tyre Dinamo Zagreb ata pritet të kenë edhe tifozërinë BBB pas tyre - që në sport do të thotë shumë.

KK Dinamo Zagreb për trajner ka emëruar kroatin e njohur Neven Spahija. Ai është emëruar edhe nënkryetar i klubit.

Kryetar i klubit është Marijan Pojatina, që për Tportalin kroat ka thënë se mezi presin vjeshtën dhe stinorin e ri të garave, derisa Zagrebi do të ketë tashmë një rivalitet ndryshe në basketboll - e KK Dinamoja do të tentojë të bëhet ekip standard garues në gara evropiane.

 


 
Të gjitha lajmet nga International