Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA FREE AGENCY

Dita e parë e transferimeve, kalohet 3 miliardëshi

Dita e parë e transferimeve, kalohet 3 miliardëshi


1 July, 2019 @8:28

Që në ditën e parë afatit kalimtar të lojtarëve në NBA, shuma e rrogave në kontratat e lojtarëve ka kaluar shifrën 3 miliardë dollarë.

Pas kalimit të Anthony Davis te Lakers javë më parë, bujë bëri kalimi i Kevin Durant te Nets, lojtar ky që nënshkroi kontratë 142 milionëshe për 4 vjet, derisa në transferimet e tjera të ditës së parë duhet përmendur kalimi i Kyrie Irving gjithashtu te Nets, Kemba Walker te Celtics, Jimmy Butler te Miami, Al Horford te Sixers, Julius Randel te Knicks, JJ Redick te Pelicans, Terry Rozier te Hornets, Derrick Rose te Pistons D’Angelo Russell te Warriors, Robin Lopez te Bucks, Bojan Bogdanovic te Jazz dhe Andre Iguodala te Grizzlies.

Ambient nuk ka ndërruar Patrick Beverly, i cili ka nënshkruar kontratë të re me Clippers. Kontrata e Beverly vlen për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që ka vlerë 40 milionë dollarëshe.

Disa prej kalimeve të lartpërmendura nuk janë zyrtarizuar ende plotësisht, mirëpo pritet që marrëveshjet të finalizohen shumë shpejt.

Me vëmendje po pritet vendimi i Kawhi Leonard, për të cilin po flitet një kalim i mundshëm te njëra nga skuadrat e LA, derisa një ‘dështim’ që në fillim po shihet te skuadra e New York Knicks, skuadër kjo që synonte Durantin e Irvingun, por mbeti pa asnjërin.

Në anën tjetër, muaji korrik ka filluar shumë mirë për Jazz e Sixers, ekipe që premtojnë shumë në sezonin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga NBA