FINAL FOUR 2016 - PRISHTINË
Qëndrim Biraj, kapiten i Bashkimit, në konferencë për shtyp sot/ BOROZANI/ D.S.
Do ta befasojmë Prishtinën
11 February, 2016 @15:13
Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, shpreson që me angazhim të madh ekipi i tij të befasojë Sigal Prishtinën dhe të arrijë finalen e Kupës së Kosovës.
Biraj, e ka të qartë se Sigal Prishtina është favorite shto këtu edhe që është në rolin e organizatorit, por beson që me angazhim arrihet gjithçka.
“Jemi përgatitur mirë për ndeshje me Sigal Prishtinën. Jemi shumë të vetëdijshëm se kemi rival të fortë në gjysmëfinale dhe ne i respektojmë ata,” ka thënë fillimisht kapiteni i portokallezinjëve.
“Por, respekt deri në fillim të ndeshjes. Kur hymë në parket do të angazhohemi maksimalisht për t’i befasuar dhe për të arritur finalen,” ka thënë Biraj në konferecën e sotme për shtyp para Final Fourit 2016.
Bashkimi do të ndeshet me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale të Final Fourit nesër.
Ekipi prizrenas vitin e kaluar nuk ka qenë pjesë e Final Fourit, pasi ishte eliminuar nga Ylli në çerekfinale të Kupës.