FINAL FOUR 2016 - PRISHTINË
Rron Grapci, kapiten i Pejës, në konferencën e sotme për shtyp/ BOROZANI/ D.S.
Maksimumin për Kupë
11 February, 2016 @15:00
Rron Grapci, kapiten i ekipit të Pejës, që aktulalisht është mbrojtës i trofeut të Kupës së Kosovës, ka thënë se ekipi i tij do të jap maksimumin për të triumfuar përsëri në Final Four të Kupës.
“Do të japim maksimumin që të fitojmë Kupën,” ka thënë ai fillimisht.
“Trepça ka ekip të mirë, ndërsa një trajner me shumë përvojë, me të cilin janë bërë edhe kampionë vite më parë, prandaj besoj se do nuk do të jetë lehtë,” ka thënë ai duke folur për ndeshjen gjysmëfinale, ku ekipi i tij takohet me Trepçën.
Më tej kapiteni i verdhezinjëve ka shtuar se shpreson që Prishtina të organizojë mirë Final Fourin, që pritet të sjellë spektakël basketbollistik.
Peja ka fituar vitin e kaluar Kupën e Kosovës duke e mposhtur Sigal Prishtinën në finale.
Në gjysmëfinale, Peja ndeshet me Trepçën nesër.