FINAL FOUR 2016 - PRISHTINË
Edmond Azemi, kapiten i Sigal Prishtinës, në konferencën e sotme për shtyp/ BOROZANI/ D.S.
E duam Kupën
11 February, 2016 @14:39
Kapiteni i Sigal Prishtinës Edmond Azemi beson se ekipi i tij do të fitojë Kupën e Kosovës kësaj radhe.
Ai ka theksuar se nuk ka favorit në këto ndeshje edhe pse thuhet që ekipi i tij është më afër Kupës kësaj radhe.
“Unë besoj te ekipi im, te tifozët dhe do të shkojmë drejt Kupës,” ka thënë Azemi në konferencën për shtyp para Final Four 2016 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve sot.
“Edhe pse thuhet që ne jemi favorit, në Final Four nuk i dihet asnjëherë kush fiton,” ka shtuar ai, duke bërë të ditur për vështirësinë e garës.
“Besoj që e kalojmë gjysmëfinalen dhe në finale do të takohemi me Pejën, ku do të luajmë për fitore,” është shprehur kapiteni shumëvjeçar i bardhekaltërve sot.
Sigal Prishtina në gjysmëfinale takohet me Bashkimin nesër.