PARA SUPERDERBIT
Do të luftojmë deri në fund
5 December, 2015 @14:35
Trajneri i Pejës, Branimir Pavic, do të vazhdojë të kërkojë lojë të bukur nga lojtarët e tij, derisa rezultatin e ndeshjes superderbi që zhvillohet sonte nuk e prognozon, pasi që në këto ndeshje asnjëherë nuk mund të parashikohet fituesi.
Peja pret Sigal Prishtinën në kuadër të ndeshjes së mbetur të Superligës sonte, ndeshje kjo që ishte shtyer për këtë datë, pasi që ekipet kishin angazhim në gara ndërkombëtare.
“Ky është derbi më i madh në Kosovë dhe këtu gjithçka mund të ndodhë, pasi që nuk është mirë të parashikohet rezultati në këto ndeshje,” ka thënë Pavic për Kohën Ditore sot.
“Pres të luftojmë deri në fund dhe pastaj të shohim çka po ndodh. Dua që ekipi të tregojë paraqitje të mirë, pasi që Sigal Prishtina ka ekip të fortë që ka luajtur në FIBA Europe Cup,” ka shtuar ndër të tjera ai.
Peja deri më tani nuk ka humbur asnjë ndeshje në Superligë, ndërsa ka mposhtur Sigal Prishtinën në dy takimet e zhvilluara mes veti këtë stinor (një në Superkupë, një në Superligë).
Ndeshja zhvillohet sonte prej orës 19e30 në Karagaç të Pejës.