DUELI MË INTERESANT I STINORIT
Ndeshja e stinorit, i takoi Miamit
4 December, 2015 @8:41
Dwyane Wade ka qenë i stërlodhur, Erik Spoelstra thuajse pa zë, derisa Goran Dragic veçse ishte lënduar, kur ndeshja përfundoi dhe ekipi i tyre Miami Heat shënoi fitore në përballje ndaj Oklahoma City Thunderit 97-95, në ndeshjen që mund të thuhet se ishte më interesantja e këtij stinori deri sot.
Wade shënoi 28 pikë në këtë ndeshje, duke llogaritur këtu edhe dy gjuajtje të lira 1.5 sekonda para fundit të ndeshjes, për t’i dhënë epërsinë Miamit në fund, në takimin ku u shënuan 38 kthime epërsie dhe 11 barazime brenda lojës.
“Avantazh, pastaj disavatanzh. Disavantazh, pastaj avantash. Këto janë ndeshje ku dëshiron të luash tërë natën,” ka thënë Chris Bosh pas takimit, që shënoi 16 pikë në fitoren e lodhshme.
Te Oklahoma, dyshja kryesore e ekipit, Kevin Durant dhe Russell Westbrook realizuan nga 25 pikë secili (më shumë se gjysma e pikëve të ekipit) që dolën të jenë të pamjaftueshme për të shënuar fitore në fund.
Me këtë fitore, Miami Heat arrin bilancin e 11 fitoreve e 6 humbjeve, derisa Oklahoma tash ka bilanc 11 fitore e 8 humje.