PENZIONIMI MUND TË SHTYHET
Kobe, gati edhe për Rio 2016!
4 December, 2015 @20:41
Pasi që vendosi në fund të stinorit të penzionohet nga basketbolli, Kobe Bryant, ka bërë të ditur edhe një dëshirë të tij.
“Asgjë më shumë nuk do të doja sesa të përfundoja karrierën në një ambient ndërkombëtar me plotë sportistë të mëdhenjë,” ka thënë Bryant sot për ESPN Radion, kur u pyet për Lojërat Olimpike Rio 2016.
Bryant 37 vjeç ka fituar medalje të artë me SHBA-të në Olimpiadat 2008 dhe 2012.