Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERHAT SEHIT

Do të përmirësohemi

Foto; KBRahoveci/ Sh. Berisha

Do të përmirësohemi


18 November, 2021 @13:40

Trajneri i ri i Rahovecit, Serhat Sehit, ende nuk është njoftuar me fitore prej se arriti te vreshtarët.

Sehit, tashmë ka pësuar humbjen e dytë me skuadrën, ndërsa mbrëmë përkundër se ia nisën mirë lojës me Bashkimin, në fund pësuan.

”Çdo ditë po shohim diçka në ekip. Na duhet më shumë kimi në ekip. Na mungon agresiviteti në lojë. Detajet e secilës pikë duhet të bëhen shumë më mirë dhe vazhdueshëm, qoftë pikët, kërcimet, mbrojtja, etj. Këto edhe pse po i bëjmë në lojë, nuk po i bëjmë vazhdueshëm. Loja i ka 40-minuta, jo vetëm një çerek. Do t’i shfrytëzojmë pushimet e ligës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për tu përmirësuar edhe më shumë dhe për të arritur pozitë më të mirë,” ka thënë ai pas ndeshjes.

Rahoveci në Superligë ka shënuar vetëm dy fitore deri tash dhe ato ndaj Dritës, që është skuadra e vetme që s’ka bërë investime me lojtarë të huaj në ekip dhe që nga fillimi i stinorit është në krizë financiare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga