Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLAROHET CONSTANTINIDES

Do t’i fitojmë titujt

Antonis Constantinides, duke drejtuar Energian rumune/ Foto: energia.ro

Do t’i fitojmë titujt


26 December, 2015 @17:17

Sigal Prishtina dje njoftoi se ka arritur marrëveshje me trajnerin qipriot të Energias rumune, Antonis Constantinides

Trajneri 41 vjeç që do të ulet në pozitën e lënë zbrazët nga maqedoni Marjan Ilievski ka premtuar ringjalle të Sigal Prishtinës në një intervistë të tijën dhënë për të përditshen Koha Ditore sot. 

“Do të gjejmë zgjidhje për t’i fituar titujt për të cilët jemi në garë këtë edicion. Duhet të forcohemi dhe të komponohemi shpejt ashtu që t’i arrijmë këto suksese deri në fund të stinorit,” ka thënë ai për gazetën në fjalë. 

Ndër të tjera Constaninides ka bërë të ditur se në fillim të janarit do të zbarkojë në Prishtinë për të nisur stërvitjet me skuadrën dhe të përgatis ekipin për ndeshjet në vijim të Ligës Ballkanike, e pastaj edhe Superligës e Kupës së Kosovës. 

Ish trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, kishte ardhur në periudhën e njejtë vitin e shkuar te ekipi bardhekaltër dhe fitoi titullin kampion të Kosovës dhe triumfoi në Balkan Ligë me ekipin. 


 
Të gjitha lajmet nga