OKC-CHI
Demat festojnë për kërshëndella
25 December, 2015 @23:19
Kërshëndellat për Oklahomën, nuk kaluan mirë.
Demat e Chicagos, e mposhtën kundërshtarin në Chesapeake Energy Arena, me rezultat 105-96.
Jimmy Butler, ishte koshashënuesi më i mirë tek Bullsat, me 23 pikë, derisa u ndihmua dukshëm edhe nga spanjolli Pau Gasol që luajti me 21 pikë dhe i rrëmbeu 13 kërcime.
Në anën tjetër, tek Oklahoma, vetëm tre lojtarë shënuan pikë dy shifrore, derisa kryesuesit ishin dyshja fantastike Kevin Durant e Russell Westbrook, të cilët luajtën me 29 pikë përkatësisht 26, por nuk mjaftuan për fitore.
Video
Taj Gibson