I NATYRALIZUARI I PARË
Doellman mund të rikthehet te Kosova
18 April, 2018 @15:49
Basketbollisti i natyralizuar amerikan, Justin Doellman, mund të luajë përsëri për Kosovën.
Njoftimin e ka dhënë sot Koha ditore, ndërsa kreu i FBK-së, Arben Fetahu, për gazetën në fjalë ka thënë se do të bisedojë me lojtarin nëse ai do të luaj për ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Botërorit Kina 2019.
Doellman ka qenë lojtari më i mirë i Kosovës në kualifikimet e para të vendit tonë, për Eurobasket 2017, ndërsa më pas pati disa lëndime dhe mungoi.
TABELA AKTUALE DREJT KINA 2019
Së fundi, ai prej janarit u bë pjesë e Buducnostit të Podgoricës, prej ku kaloi nga Efes i Stambollit, derisa ekipi i tij fitoi ABA Ligën.
Përveç Doellmanit, Kosova ka mundësi të angazhojë edhe një playmaker të ri të huaj, ka bërë të ditur sot gazeta.
Përndryshe, Kosovës deri në fund të ciklit kualifikues për Botëror i kanë mbetur edhe 2 ndeshje. Më 28 qershor Kosova pret Hungarinë, ndërsa më 1 korrik, Poloninë.