EUROBASKET AWARDS
Dy lojtarë të Bashkimit, në ekipin më të mirë të BIBL
17 April, 2018 @12:42
Pas përfundimit të Final Fourit në Ligën Ballkanike dhe fitores së Levskit ndaj Bashkimit, që bëri ekipin bullgar kampion të kësaj lige për stinorin 2017/18, Eurobasket ka përzgjedhur më të mirët e stinorit në BIBL.
Në ekipin më të mirë të BIBL për stinorin 2017/18 janë përfshirë edhe dy basketbollistët e huaj të Bashkimit, Aaron Moss dhe Vincent Zollo, që janë dalluar me performancat e tyre në këtë garë, prej se u bën pjesë e ekipit prizrenas.
Njejtë, në çmimet individuale për stinor, Aaron Moss është përzgjedhur lojtar i vitit në BIBL, organizatori më i mirë dhe importi më i mirë i vitit, derisa çmimet tjera kanë shkuar te lojtarët e Blokotehnas e trajneri është përzgjedhur nga fituesi, Konstantin Papazov i Levskit.
Në tabelën e mëposhtme, shihni çmimet individuale dhe ekipet më të mira sipas Eurobasketit.
ÇMIMET NGA EUROBASKET:
Ekipi më i mirë i stinorit: | Aaron MOSS (Bashkimi), Stanimir MARINOV (Levski), Vincent ZOLLO (Bashkimi), Danilo MIJATOVIC (Blokotehna) dhe Anton KAZARNOVSKI (Blokotehna) | ||
Ekipi i dytë i stinorit: | Marjan MLADENOVIC (Blokotehna), Martin DURCHEV (Akademik), Dwyane BENJAMIN (Bloktehna), Travis TAYLOR (Rilski) dhe Endrit HYSENAGOLLI (Tirana). | ||
Çmimet individuale: | MVP i finaleve: Bozhidar AVRAMOV (Levski) Lojtari i vitit: Aaron MOSS (Bashkimi) Organizatori i vitit: Aaron MOSS (Bashkimi) Aloja i vitit: Danilo MIJATOVIC (Blokotehna) Qendra e vitit: Anton KAZARNOVSKI (Blokotehna) Lojtari më i mirë evropian: Danilo MIJATOVIC (Blokotehna) Importi më i mirë: Aaron MOSS (Bashkimi) Trajneri më i mirë: Konstantin PAPAZOV (Levski). |