GAME 2: WARRIORS - SPURS
Warriorsat udhëtojnë në Teksas me 2 epërsi
17 April, 2018 @10:28
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, arriti ta mposht San Antonio Spursin edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 116-101.
Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, e përfunduan pjesën e parë në epërsi, por këndellja e Golden State erdhi në dy çerekët e fundit, ku me ndihmën e Kevin Durantit dhe Klay Thompsonit, arritën ta mposhtin kundërshtarin.
Durant në këtë ndeshje luajti me 32 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, ndërsa Thompson i shtoi 31 pikë, derisa për shkak të lëndimit Stephen Curry nuk luajti edhe në këtë ndeshje.
Te San Antonio, u dallua LaMarcus Aldridge me 34 pikë e 12 kërcime.
Seria në mes të këtyre dy skuadrave, do të bartet në Teksas, ku loja e tretë do të luhet më 20 prill në ora 3:30.