GAME 1: CSKA-KHIMKI
Dueli rus, vendoset në fund
17 April, 2018 @21:13
Play Offi në Euroleague startoi me ndeshjen CSKA Moska - Khimki, derisa fundi i këtij dueli rus ishte shumë me emocione, por përfundoi me fitoren e CSKA-së me rezultat 98-95.
Pesë sekonda para përfundimit Moska e kishte epërsinë prej 5 pikëve, ndërsa James Anderson i Khimkit duke shënuar nga vija e treshit arriti ta zbrit diferencën deri në dy pikë.
Në sekondat e fundit, ylli spanjoll i CSKA-së, Sergio Rodriguez, u faulua dhe njërën nga gjuajtjet e lira nuk e shënoi dhe ia dhuroi edhe një Khimkit, por këtë nuk arriti ta shfrytëzoi Stefan Markovic dhe ndeshja u mbyll në favor të CSKA-së.
Sergioi Rodriguez, ishte koshashënuesi më i mirë te Moska me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Othello Hunter me 18 tjera.
Edhe Alexey Shved luajti me 22 pikë, por nuk mjaftoi për fitore te Khimki.
CSKA Moska kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa ndeshja e dytë do të luhet më 19 prill.