GAME 2: CELTICS - BUCKS
Bostoni me dy epërsi në seri
18 April, 2018 @10:45
Pas ndeshjes së parë ku fituesi u caktua pas vazhdimeve, kësaj radhe Bostoni ishte më i vëmendshëm dhe arriti ta mposht Milwaukee Bucksin në kohë të rregullt me rezultat 120-106.
Jaylen Brown, shkëlqeu në këtë ndeshje me 30 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Terry Rozier me 23 pikë, në mungesë të yjeve si: Kyrie Irving, Gordon Hayward dhe Marcus Smart.
Te Milwaukee më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo me 30 pikë por nuk mjaftoi për fitore.
Seria do të bartet në Milwaukee, ku ndeshja e tretë do të luhet më 21 prill.