Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Dominim total i Clippersave

REUTERS/Lucy Nicholson

Dominim total i Clippersave


18 November, 2012 @15:56

Skuadra e dytë nga Los Angelesi, në ndeshjet e fundit është duke marrë rezultate pozitive. Mbremë e mposhtën Chicagon dhe radhitën fitoren e 5-të me radhë. Në këtë ndeshje, ishin të koncentruar më shumë se mysafirët, ku dominuan gjatë tërë ndeshjes, Blake Griffin bëri double-double me 26 pikë e 10 kërcime, gjithashtu Jamal Crawford kontribuoi me 22 pikë.

Ndërsa në anën tjetër tek demat, dalëngadalë po vërehet mungesa e super yllit Derrick Rose, i cili për shkak të lëndimit ende nuk i dihet kthimi në parket.

Me këtë fitore Los Angeles Clippers arriti fitoren numër 7 dhe kanë vetëm 2 humbje.

Rezultatet e takimeve: Phoenix - Miami: 88-97 Clippers - Chicago: 101-80 San Antonio - Denver: 120-100 Milwaukee - New Orleans: 117-113 Cleveland - Dallas: 95-103 Charlotte - Memphis: 87-94 Washington - Utah: 76-83 Boston - Toronto: 107-89


 
Të gjitha lajmet nga NBA