Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARËT MË TË MIRË TË JAVËS 11 NË NBA

Doncic dhe Porzingis më të mirët e javës

Foto: nba.com

Doncic dhe Porzingis më të mirët e javës


2 January, 2023 @22:54

Ish-bashkëlojtarët nga Dallasi kanë marrë cmimet e lojtarit më të mirë të Konferencës përkatëse në NBA, derisa Luka Doncic i Dallasit dhe Kristaps Porzingis i Washingtonit janë shpallë më të mirët e javës 11 në NBA.

Doncic u bë më i miri i Perëndimit, duke arritur mesatare prej 48.7 pikësh, 13 kërcimesh dhe 10.7 asistimesh për ndeshje në këtë javë, kurse Dallas shënoi tri fitore në tri ndeshjet e zhvilluara.

Porzingis në anën tjetër luajti me mesatare prej 24.5 pikësh, 8.5 kërcimesh dhe 2.5 bllokadash për ndeshje, kurse Washingtoni fitoi 4 nga 4 ndeshjet e zhvilluara në javën që e lamë pas.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA