Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HORNETS - MAVS

Doncic me rekord, debuton Porzingis

FOTO / NBA

Doncic me rekord, debuton Porzingis


14 January, 2021 @10:01

Dallas Mavericks e ndali Charlotte Hortnetsin, duke e mposhtur me rezultat 93-104.

Në këtë ndeshje ishte i pakapshëm ylli slloven, Luka Doncic. Ai luajti me 34 pikë, 13 kërcime e 9 asistime, gjithashtu i bëri edhe 4 bllokada, që ishte shifra më e lartë në karrierën e tij.

Te Dallasi debutoi për herë të parë në këtë sezon, Kristaps Porzingis. Porzingis për shkak të lëndimit i kishte munguar Dallasit, derisa në këtë ndeshje luajti me 16 pikë, 4 kërcime e 2 bllokada.

Në anën tjetër te Hornets u dallua Terry Rozier me 18 pikë e 6 kërcime.

Kjo ishte fitorja e katërt rresht për Mavs, derisa me 6 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e gjashtë në Konferencën Perëndimore, ndërsa Charlotte pësoi pas 4 fitoreve rresht dhe me 6 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e shtatë në Lindje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA